Blitz

 Breaking News

Kafja është gjithmonë e mirë kur bëhet nga “duart” e duhura! Arsyet përse Besi, Erioni dhe Olsi e kishin qarë “BE Coffee”-n…

Kafja është gjithmonë e mirë kur bëhet nga “duart” e duhura! Arsyet përse Besi, Erioni dhe Olsi e kishin qarë “BE Coffee”-n…
October 08
15:00 2018

Ditën e djeshme nisi transmetimin (edhe pse pak me vonesë) programi që i mban të gozhduar para ekranit të gjithë shqiptarët, “E diela shqiptare”.

Një studio e re, personazhe të rinj, bashkëprezantues dhe rubrika që ngjiteshin për herë të parë në skenën e “E diela shqiptare” ishin rezervuar për këtë fillim të ri sezoni. Le ta pranojmë se sado i suksesshëm të jetë një program, risitë dhe tentativat për të bërë gjëra ndryshe nga sezoni në sezon janë mëse të nevojshme dhe kjo gjë u vërtetua plotësisht dje.

Le të diskutojmë pak për prurjen më të shumëpritur të kësaj të diele, “BE Coffee”, rubrika brenda spektaklit të Ardit Gjebreas, e cila i ishte besuar tre humoristëve të njohur: Bes Kallaku, Erion Isai dhe Olsi Bylyku.

Fillimisht kishte skepticizëm për nisjen e këtij projekti, për të cilin ka më shumë se një vit që mediat shkruajnë e shkruajnë pa pushim. Kishte nga ata që nuk besonin në fuqinë e dyshes Erion-Besi, e të tjerë që mendonin se aty ku kanë dorë ata, vështirë mos të ketë sukses. Si për t’u dhënë përgjigje të gjithë atyre që i donin dhe nuk i donin, Besi, Erioni dhe ish-Kimikati (që plotësoi një treshe fantastike) u shfaqën dje në orën 16:00 për rreth një orë në ekranin e “Tv Klan”.

E rëndësishme është të jesh vetvetja

Me plot gojën mund të themi se çunat bënë diferencën dhe vërtetuan se nëse u beson një punë nuk të zhgënjejnë dhe janë profesionistë në atë që bëjnë. Besi dhe Erioni zgjodhën të ishin vetvetja në plot kuptimin e fjalës, gjë që vetë ata ta dëshmonin në çdo fjalë e veprim. Besi dhe Erioni treguan se janë aktorë profesionistë me batutat e të cilëve mund të qeshësh, se humori i tyre nuk ka natyra të banalitetit ndryshe nga çfarë shohim e dëgjojmë vërdallë, se kishin ardhur aty për të qeshur vetë, për të argëtuar publikun dhe për t’i thënë gjërat ashtu siç janë me syrin ironik e kritik, jo vetëm për veten por edhe për konkurrentët brenda dhe jashtë “Tv Klan”.

Të jesh aktor i mirë por edhe moderator i shkëlqyer pa tentuar të imitosh!

Besi dhe Erioni ditën jo vetëm të jenë aktorë të mirë veç e veç dhe në dialog por edhe moderatorë të zotë të cilët dinë të komunikojnë dhe intervistojnë me mënyrën e duhur të ftuarit që kishin mirëpritur në studio. Sot intervista dhe pyetje bëhen në çdo emision, ama ndryshe nga çdo konkurrent Besi dhe Erioni qëndruan larg “përlyerjes” së “BE Coffee” me një emision showbiz-i duke e fokusuar vetëm në humor dhe argëtim.

Puna në grup 

Puna në grup ishte pasqyra e vërtetë. Mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e Erionit dhe Besit e kishim kuptuar që kohë më parë por roli i Olsit në këtë program ishte shumë i këndshëm dhe i pozicionuar mjaft mirë. Olsi është hallka e tretë e rëndësishme e këtij projekti, “kamarieri” më i lezetshëm dhe thumbues që jo vetëm “servir” por edhe ndërhyn me batuta në intervistat e Besit dhe Erionit. Nëse menduat se Olsi do të kishte një rol dytësor atëherë gabuat, ai ishte elementi më  i këndshëm i “BE Coffee”.

Ekperienca dhe profesionalizmi

Po ju tregojmë arsyen se përse Erioni dhe Besi nuk mund të dështonin në nisjen dhe as do të dështojnë në puntatat e ardhshme të “BE Coffee”.

Erion Isai përpara se të jetë aktor është një regjisor shumë i mirë. Ai ka ngjitur disa shfaqje të suksesshme në Teatrin Kombëtar, më saktë 6 të tilla (e fundit ishte “Nderi i Kombit”, një shfaqje që i mbushi sallat plot). Puna e tij aktuale si drejtor në Teatrin e Kukullave si dhe projektet që ai ka zhvilluar gjatë verës për këtë subjekt tregojnë se Erioni është një profesionist. Ai nuk i sheh gjërat vetëm me syrin e një aktori por edhe me syrin e një regjisori, planifikuesi dhe realizuesi të mirë, deri në detajet më të vogla të gjërave.

Besit si aktor nuk ke se çfarë t’i thuash, ama ai është ndër të paktat figura të humorit në Shqipëri që e ka vërtetuar se skenën arrin ta pushtojë dhe përballojë edhe vetëm, me forcën e fjalës dhe batutës së tij spontane. Ju kujtojmë shfaqjen “Parajsa e Skifterave” që Bes Kallaku solli vitin e kaluar në Teatrin Ekperimental. Kjo shfaqje u konsiderua një sukses dhe Besi për 1 orë e 30 minuta, për 1 muaj rresht arriti që të bënte për vete publikun. Pra, kjo tregon se Besi është i aftë dhe madje shumë, të ngjitet në skenë e të të argëtojë duke mos thënë gjëra të mërzitshme.

Pasi vlerësohet puna, duhet parë dhe guna!

Në një program, e rëndësishme nuk është vetëm përmbajtja por edhe paraqitja. Besi, Erioni dhe Olsi kishin vendosur të shënonin një fillim të ri jo vetëm në anën profesionale por edhe estetike. Të vendosur në një skenë të këndshme për syrin, edhe tre protagonistët ishin përshtatur, ndaj edhe u shfaqën që të tre të veshur me kostum.

Kafja është gjithmonë e mirë kur bëhet nga “duart” e duhura dhe me dashuri. Ky është pikërisht rasti kur ia vlen të thuhet se Besi, Erioni dhe Olsi për javën e parë e kishin qarë kafen! /Blitz.al/

Share