Blitz

 Breaking News

Justin Bieber vendos të mos rikthehet në muzikë, për këtë arsye

Justin Bieber vendos të mos rikthehet në muzikë, për këtë arsye
November 15
20:36 2018

Justin Bieber kohët e fundit ka qenë në qendër të mediave për jetën e tij private dhe jo për projektet muzikore të cilat prej kohësh mungojnë. Ai është i përqëndruar tek martesa me bukuroshen Hailey Baldwin dhe për këtë është mjaft i lumtur. Sipas burimeve të “PEOPLE” ai ka vendosur të heqë dorë nga muzika për disa kohë sepse kështu mund të arrijë të kuptojë se çfarë ai do realisht të bëjë.

“Justin është i dashuruar me Haileyn, ajo e plotëson atë e inkurajon të zbulojë vetveten” – thotë një burim i afërt i këngëtarit për PEOPLE. Gjithashtu ai ka treguar se rikthimi në muzikë nuk është në planet e tij dhe për këtë ai acarohet kur pyetet nga njerëzit.

“Justin ka punuar pa ndërprerje për shumë vite, dhe në momentin që vendos të marrë një pushim të gjithë pyesin, kur do kthehet.”

Duket se këngëtari nuk do t’i dëgjojë më këto që ai i quan kërkesa sepse është në një periudhë të veçantë të jetës së tij private ku ka gjetur veten dhe është shumë i dashuruar.

24-vjeçari dhe supermodelja e njohur i dhanë fund beqarisë në një ceremoni private dhe tepër sekrete.

/Blitz.al/

Share