Blitz

 Breaking News

Justin Bieber i shkatërruar nga Selena, flasin miqtë e tij: “Ai e do akoma, edhe pse…”

Justin Bieber i shkatërruar nga Selena, flasin miqtë e tij: “Ai e do akoma, edhe pse…”
October 13
19:05 2018

Dy ditë më parë u tha se Selena Gomez ka pësuar një krizë psikologjike dhe është në gjëndje jo të mirë mendore e shtruar në psikiatri. Fill pas këtij lajmi ish- i dashuri i saj Justin Bieber u fotografua i shkatërruar dhe mjaft i stresuar nga kjo situatë. Çifti i dhanë fund lidhjes vetëm disa muaj më parë dhe Justin tashmë është fejuar me modelen Hailey Baldwin.

Por burime për “Us Weekly” shprehen se ai e do akoma atë edhe për shkak të asaj që kanë kaluar së bashku.

“Ai do të kujdeset gjithmonë për të sepse e ka pasur dhe do ta ketë gjithnjë përzemër. Justin e ka të vështirë të dëgjojë lajme jot ë mira për të . Edhe pse tashmë e sheh si mike është mjaft i shqetësuar dhe po lutet për të. E fejuara e tij e kupton mjaft mirë në këtë situatë”- ka përfunduar miqtë e këngëtarit./Blitz.al/

 

Share