Blitz

 Breaking News

Justin Beiber dhe Hailey Baldwin drejt divorcit?

Justin Beiber dhe Hailey Baldwin drejt divorcit?
March 17
12:11 2019

Hailey Baldwin i është kërkuar të divorcohet nga Justin Biber, në mënyrë që shëndeti I tij mendor të përmirësohet. Sugjerimi erdhi nga Wendy Williams, e cila thotë se modelja duhet të ndahet nga artisti që ta lejojë të fokusohet në luftën kundër depresionit.

“Haily Baldwin është vetëm 22 vjeç dhe sapo është martuar me Justin. Nëse do të isha në vendin e saj do të divorcohesha me të, në emër të dashurisë dhe miqësisë. Justin e ka bërë publike gjendjen e tij. Po sikur ata do duan të bëjnë fëmijë? Si do ta bënte ai rolin e babait? Çfarë babi dhe bashkëshorti do ishte ai nëse do vazhdonte në këtë lloj gjëndje?”- është shprehur Willimas, duke pranuar se e gjitha kjo është shumë për tu përballuar nga një vajzë 22 vjeç.

Keto komente vijnë pak kohë pasi këngëtari i hitit “Love yourself” bëri një postim në Instagram ku shkruante ndër të tjera se po kalonte një kohë të vështirë dhe se i kërkonte të gjithë fansave të tij të luteshin për të.

Kujtojmë që Justin dhe Hailey u martuan në një ceremoni sekrete në shtator të 2018-ës, e që atëherë kanë qenë duke planifikuar dasmën e tyre, data e së cilës është shtyre disa herë. Për momentin të gjithë në familjen e tyre janë fokusuar që ta ndihmojnë këngëtarin të kalojë gjendjen e keqe mendore në të cilën ndodhet. /Blitz.al/

Share