Blitz

 Breaking News

“Ju telefonojmë nga Ministria e Kulturës”-Klea Huta tregon se si u njohën dhe emocionet e puthjes së parë me Elgitin

“Ju telefonojmë nga Ministria e Kulturës”-Klea Huta tregon se si u njohën dhe emocionet e puthjes së parë me Elgitin
November 10
23:28 2018

Këtë të shtunë është rikthyer në ekranin e ABC News emisioni “Thumb” nga dy moderatoret Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu. E ftuara e parë në këtë sezon të ri e dyshes thumbuese ka qenë Klea Huta.

Përsa i përket anës profesionale Klea ka qenë gjithnjë e gatshme të flasë në publik ndërsa për lidhejn e saj të dashurisë me kompozitorin Elgit Doda, moderatorja e njohur gjithnjë është përpjekur të tregojë sa më pak të jetë e mundur. Por në intervistën e zhvilluar në “Thumb” Klea ka vendosur të tregojë shumë gjëra, një prej të cilave ka qenë edhe puthja e parë apo mënyra se si është njohur me ELgitin.

Moderatorja dhe këngëtarja tregoi se me Elgitin në fakt njihet që në fakultet.  Lidhja mori formë në realizimin e projektit “Amla” kënga me të cilën Klea u prezantua në “Kënga Magjike” dy vite më parë e kompozuar nga Elgit Doda.

Përsa i përket puthjes së parë Klea ruan kujtime shumë të bukur dhe mënyra si ajo e ka treguar të jep përshtypjen e një episodi nga filmat romantikë.

“Ne me Gitin jemi njohur që në fakultet. Giti ishte një kompozitor që donte të merrte një vajzë të re në menaxhim. U takuam, nuk ramë dakort më pas vazhduam jetën tonë. Pas 5 vitesh me Alar Band i thonë Elgitit që duam të bëjmë një bashkëpunim me Klea Hutën. Më merr mua në telefon dhe më thotë: Alo përshëndetje ju marrim nga Ministria e Kulturës kemi një eveniment të rëndësishëm. Po i thashë më thoni.

Jam Elgiti tha hajde në studio se ka mbaruar demo.” Aty filloi, tek Amla.

Puthja e parë ishte shumë romantike si nëpër filma. Ka qenë natë në rrugë vetëm drita e hënës dhe dritat e rrugës edhe…”,- ka treguar Klea./Blitz.al/

Share