Blitz

 Breaking News

Ju kujtohet”Mrs Doubtfire”? Aktorët e filmit ritakohen pas 25 vitesh dhe ja si duken sot…

Ju kujtohet”Mrs Doubtfire”? Aktorët e filmit ritakohen pas 25 vitesh dhe ja si duken sot…
October 28
18:35 2018

Ju kujtohet “Mrs Doubtfire”? Filmi i vitit 1993 me Robin Williams? Tani, 25 vjet më vonë,  aktorët protagonist në film janë takuar për të rikujtuar kohët e vjetra.

Takimi vjen  fiks 25 vite më vonë, dhe ky po që është një motiv për tu mbledhur bashkë.

Fëmijët e vegjël dikur, tashmë janë rritur dhe kanë ndryshuar, ama fanatikët e filmit të preferuar në fëmijëri, menjëherë do i njohin kush është Chris, Lydia apo Natalie.

Ka qenë pikërisht aktorja që në film luan rolin e një prej vajzave të familjes,”Lydia”, e cila ka shpërndarë një foto të ribashkimit në profilin e saj në Instagram.

Duket se protagonistët e kane shijuar ritakimin e tyre së bashku me Pierce Brosnan, aktori që luan në film rolin e Stuart Dunmeyer.

Përbri fotos së publikuar, aktorja shkruan ” Dhe, ndodhi kjo, #mrsdoubtfire, #reunion, #25yearslater”.

Ndërkohe, figura kryesore e këtij produksioni kinematografik, komediani Robin Williams, u nda nga jeta në vitin 2014 duke u vetëvrarë me armë./blitz.al/

Share