Blitz

 Breaking News

Ju ka ardhur një lajmërim në Facebook që llogaria juaj është kopjuar? Mos e hapni!!

Ju ka ardhur një lajmërim në Facebook që llogaria juaj është kopjuar? Mos e hapni!!
October 08
22:30 2018

Nje mesazh është duke qarkulluar nëpër inbox-et e përdoruesve të Facebook, i cili ka këtë përmbajtje “Ckemi..Në fakt morë një kërkesë miqësie nga ty dje..të cilën e injorova, kështu që duhet të kontrollosh llogarinë tënde. Mbaje shtypur këtë mesazh derisa butoni “Forward” të shfaqet..pastaj çojani të gjithëve njerëzve që doni t’i paralajmëroni… Duhet t’ja çosh secilit individualisht. Paç fat!”. Nëse ju vjen anglisht atëherë ka këtë përmbajtje:

 

Nuk ka rrezik për virus nëse e hapni, por gjithsesi është duke irrituar njerëzit në Facebook sepse shumë prej përdoruesve bien pre e këtij mesazhi fals dhe e postojnë në “newsfeed-in” e tyre. Informacioni që ai përcjell është mashtrim dhe është duke u shpërndarë në formën e një shakaje apo loje.

Nje zyrtar i Facebook u shpreh- “Kemi dëgjuar se disa njerëz janë duke parë njoftime për llogaritë e Facebook të cilat po kopjohen. Nuk është e vërtetë dhe është vetëm një mesazh zinxhir me informacion të rremë. Nuk kemi marrë mjaftueshëm raporte apo ankesa nga njerëzit prandaj nuk mund ti fshijmë të gjitha postimet, por i këshillojmë përdoruesit tanë mos i hapin mesazhet dhe t’i heqin sapo t’i shohin”.

Sidomos në vendin tonë ka përdorues që gjithë informacionet apo mesazhet paralajmëruese i marrin si të mirëqena në rrjetet sociale dhe i shpërndajnë, por në qoftë se ndeshen me mesazhin e mësipërm duhet ta dinë që është i pavërtetë dhe të veprojë sipas këshillave. /Blitz.al/

Share