Blitz

 Breaking News

Jonida Maliqi ndryshon sërish! Kështu nuk e keni parë asnjëherë këngëtaren…

Jonida Maliqi ndryshon sërish! Kështu nuk e keni parë asnjëherë këngëtaren…
October 06
13:08 2018

Jonida Maliqi nuk është vetëm një nga këngëtaret më të njohura në Shqipëri por edhe një influencuese në fushën e modës.

Ajo është ndër të paktat personazhe frymëzuese për stilin, mënyrën e veçantë të të veshurit por edhe ngjyrat e modelet e flokëve gjithashtu.

Së fundmi ajo ka vendosur sërish të ndryshojë look. Pasi e pamë bionde me flokë të shkurtër, brune sërish, Jonida ka vendosur të presë flokët e saj, saktësisht të bëhet me baluke të prerë shumë shkurt.

Jonida nuk e ka patur ndonjëherë këtë look e duke marrë parasysh stilin e saj “cassual”, sport por gjithnjë “in” themi se ky është ndër të paktat vajza që i shkon ky model. Po juve a ju pëlqen ndryshimi që ajo ka bërë?/Blitz.al/

Share