Jona e BB bëhet nënë për herë të dytë, vjen në jetë vajza me emrin më të veçantë
Jona Kalemaj ka ndarë me publikun pak më parë një lajm shumë të gëzueshëm në Instagramin e saj. Ish-banorja e Big Brother është bërë nënë për herë të dytë.
Ajo ka sjellë në jetë një vajzë dhe i ka vendosur një emër shumë të veçantë, SANTA. Jona ka postuar një foto të sajën bashkë me vajzën e vogël dhe i ka bashkangjitur një poezi të krijuar nga vetë ajo, duke i uruar mirëseardhjen vogëlushes së saj në këtë mënyrë. Të dyja duken në gjëndje të mirë shëndetësore dhe ne i urojmë jetë të gjatë vogëlushes Santa.
“Mirmengjes e bukur bote
Mirmengjes i ftohti muaj
Ja ku erdha un plot lote
Ja ku jam dhe un mes tuaj
Botes sot ju shtova une
Kaq e vockel sa nje dor
Kam dhe emer, sot ma vune
Eshte i shenjt si ky dhjetor
Quhem SANTA, emri im
Qofsha keshtu vertet ne jet
Do e bej un te parin urim
“Mire se ju gjeta me shendet”