Blitz

 Breaking News

Johnny Depp u akuzua se dhunoi Amber Heard, flet për herë të parë ai: “Mund të dukem budalla por nuk jam!”

Johnny Depp u akuzua se dhunoi Amber Heard, flet për herë të parë ai: “Mund të dukem budalla por nuk jam!”
October 03
10:10 2018

Aktori i njohur Johnny Depp  ka folur për herë të parë pas akuzave për dhunim të ish bashkëshortes së tij Amber Heard.

Ajo është shprehur se Johnny Deep e ka goditur partener me një Iphone në fytrë dhe ajo ka publikuar një foto me syrin e nxirë në vitin 2016. Ai e ka mohuar këtë gjë dhe ka thënë se është mjaft i irrituar, madje këto 3 vite për të kanë qenë mjaft të sikletshme për të.

Përse personi nuk fliste në polici?Dua të them, ata folën me policinë, por policia nuk pa asgjë dhe i ofruan ndihmë mjekësore. Ajo tha jo!

Ditën tjetër ajo shkoi në një festë. Syri i saj nuk ishte i mbyllur. Ajo i kishte flokët mbi sy por sërish mund të shihje që syri i saj nuk ishte i mbyllur. Isha 7 metra larg saj, si dreqin do ta godisja. Gjë që meqë ra fjala nuk do ta bëja kurrë. Unë mund të dukem budalla, por nuk jam”.- ka thënë ai për GQ.

Pra nëpërmjet kësaj Johnny akuzon Amber për mashtrim./Blitz.al/

 

Share