Jo vetëm nënat dinë t’i mbrojnë fëmijët! Vogëlushja e Enedës sapo na tregoi të kundërtën
Ajo është një ndër zërat më të pëlqyer të skenës shqiptare. Ka ditur gjithmonë të mbajë publikun pas vetes si këngëtare, por edhe si moderatore në programin e humorit “Portokalli” dikur.
Për Enedën si këngëtare mund të flasim shumë, por për rolin e saj si nënë e një vogëlusheje shumë pak, pasi ajo gjithnjë është përpjekur që familjen ta mbajë larg medias. Aria është vogëlushja e saj që ia ka zbukuruar jetën akoma edhe më shumë. Aktualisht Eneda është duke shijuar disa ditë pushimi në bregdet dhe një moment shumë të këndshëm e ka treguar edhe për ndjekësit e saj në Instagram. Aria ka një këshillë shumë të vyer për mamin e saj që të mos digjet nga diellit. Kush ka thënë që vetëm nënat dinë t’i mbrojnë fëmijët, vogëlushja e Enedës sapo na tregoi të kundërtën.
“Mami, të mbroj unë ty nga dielli se të rrudhen sytë në foto.
Dhe ja rezultati…”,- shkruan këngëtarja në një foto ku shfaqet bashkë me të bijën, e cila është duke ia mbuluar fytyrën me duar.
Ndonjëherë fëmijët thonë dhe gjëra që na çudisin apo na habisin, megjithatë sinqeriteti i tyre dhe pastërtia me të cilën shprehen të dhurojnë vetëm dashuri./Blitz.al/