Blitz

 Breaking News

Jo vetëm Getoari e Bes Kallaku do t’i japin fund beqarisë, moderatori i njohur shqiptar në prag dasme…

Jo vetëm Getoari e Bes Kallaku do t’i japin fund beqarisë, moderatori i njohur shqiptar në prag dasme…
August 16
12:09 2017

Ky ka qenë viti i dasmave për sa u përket personazheve të njohura shqiptare dhe kjo është tashmë diçka që dihet. Mediat dhe rrjetet sociale janë mbushur me lajme për dasmat e Xhensilës dhe Besit dhe Marinës e Getoarit, të cilat me siguri publiku mezi po i pret.

Por kujt i shkonte mendja se edhe një tjetër personazh shumë simpatik do t’i japë fund beqarisë pikërisht këtë vjeshtë? “Prive” bën me dije se Labinot Gashi, gazetari kosovar i showbiz-it, do të organizojë një festë shumë të madhe me plot 300 vetë në një nga lokalet më të njohura të Prizrenit në fund të muajit tetor.

Ai dhe partnerja, Qëndresa, janë ndër çiftet më të këndshme të showbiz-it shqiptar dhe dasma e tyre pritet me padurim nga miqtë e kolegët që dyshja ka.

Pyetja jonë është: Kush ka mbetur ende beqar? /Blitz.al/

Share