Blitz

 Breaking News

Je zënë me partnerin? Është treguar i/e padrejtë me ty? Të ka tradhëtuar? Çoji linkun se e sqaron Flori me Brunon

Je zënë me partnerin? Është treguar i/e padrejtë me ty? Të ka tradhëtuar? Çoji linkun se e sqaron Flori me Brunon
November 28
18:03 2018

Tjetër prisnim, tjetër doli! Bruno dhe Flori sapo ju dhanë një ide si t’ja përplasni në fytyrë (ish)të dashurit ndarjen.

Ndërkohë që të gjithë janë gjithë sy e veshë për të zbuluar se çfarë kënge do të risjellë Flori Mumajesi në “Kënga Magjike” pak më parë u zbulua projekti më i ri i tij në bashkëpunim me Brunon.

Të dy këngëtarët nuk na kishin paralajmëruar më herët se më 28 nëntor do të sillnin një këngë të tillë e cila është pikërisht ajo që do ju hyjë në punë nëse momentalisht gjendeni në një lidhje të komplikuar.

“Ja ke bo vetes” është një këngë e prerë fiks si kundërpërgjigje e duhur për t’ja dërguar ish të dashurit/ës tënd dhe për ti treguar se personi që ka humbur nga e gjithë lidhja është pikërisht ai/ajo.

Jeni zënë me partnerin? Është treguar i padrejtë me ju? Ju ka tradhëtuar? Nuk e pranon se e ka ai fajin?

Çoji linkun se e sqaron Flori me Brunon./Blitz.al/

Share