Blitz

 Breaking News

Jua merrte ndonjëherë mendja se Kim Kardashian do të vidhte? Epo, ja që e ka bërë…

Jua merrte ndonjëherë mendja se Kim Kardashian do të vidhte? Epo, ja që e ka bërë…
August 13
17:57 2017

Pas lançimit të linjës së re të produkteve kozmetike, Kim Kardashian ka treguar sesi ka filluar lidhja e saj me grimin.

Fillimisht ajo ka treguar për “People” se së bashku me Kortney përdornin produktet kozmetike të nënës së tyre, por më pas në moshën 11-vjeçare ka bërë një aventurë me miken e saj Nicole Richie. Ajo ka vjedhur një buzëkuq në një farmaci në Malibu.

“Kur unë dhe Nicole ishim rreth 11 vjeç, shkuam në një farmaci në Malibu dhe vodhëm një buzëkuq. Në ato momente, menduam se ishim të këqija! Unë nuk mund të kujtoj emrin e ngjyrës, por ishte një ngjyrë kafe nga firma “Revlon”. Unë isha e vogël, kështu që kjo ishte diçka rebeluese për mua”.

E pra, këtu duket qartë dëshira për të pasur produktet e saj kozmetike dhe Kim ia doli!/Blitz.al/

Share