Blitz

 Breaking News

Ivanka Trump jep dorëheqjen nga posti i saj në kompaninë “Trump”. Arsyeja…

Ivanka Trump jep dorëheqjen nga posti i saj në kompaninë “Trump”. Arsyeja…
January 12
13:36 2017

Pas lajmit se Ivanka Trump nuk do të drejtojë më organizatën “Trump”, ajo ka shkruar një deklaratë në Facebook ku shpjegon se do të largohet edhe nga roli i saj si nënkryetare e zhvillimit dhe blerjeve në organizatën “Trump”, gjithashtu do të largohet edhe nga presidenca e linjës së saj të veshjeve.

“Kur babai im do të marrë detyrën si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës unë do të marr një leje formale në organizatën “Trump” dhe në markën time. Nuk do të përfshihem në menaxhimin e kompanisë, por me të do të merren dy vëllezërit. Gjithashtu kam gjetur edhe personin që do të drejtojë markën e veshjeve”,- shpjegon ajo.

Ivanka dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner do të udhëtojnë drejt Uashingtonit, pasi Jared do të jetë këshilltari i lartë i presidentit dhe për këtë arsye ajo po largohet nga bizneset e familjes./Blitz.al/

Share