Blitz

 Breaking News

Isida Mollaymeri poston për herë të parë foto topless, tregon reagimin e nënës së saj

Isida Mollaymeri poston për herë të parë foto topless, tregon reagimin e nënës së saj
September 29
13:06 2018

Ditën e djeshme balerina e njohur Isida Mollaymeri ka qenë e ftuar tek emisioni “Rudina” në Tv Klan. Së fundmi ajo ka bërë një set fotografik topless, një foto prej të cilit e ka postuar në Instagram dhe sigurisht nuk ka mundur tu shpëtojë komenteve.

Isida është shprehur se ky set i është dukur i ekzagjëruar dhe kjo ka qenë hera e parë që pozonte topless. Madje vetë ajo mendon se ne ende nuk e kemi kulturën për të kuptuar këto foto dhe për më tepër njerëzit në Shqipëri nuk janë aq mendjahapur sa bëjnë.

“Unë nuk kam postuar foto të tilla asnjëherë dhe sapo e hodha më ka komentuar mamja ime e cila më tha: Po ti ç’ne?
Fotografja Fioralba insistoi që unë t’i bëja këto foto sepse kisha muskulaturë shumë të bukur. Pra nuk dilte një foto toples e rëndomtë dhe vendosa të bëj një set.

Sado që njerëzit bëjnë si mendjehapur, unë mendoj se jemi akoma vite dritë jetë larg njerëzve që jetojnë jetën e tyre. Vendosa t’i publikoj këto foto se nuk mu dukën ndonjë gjë kushedi se çfarë. Ndoshta në skenë kemi qenë edhe më të zhveshur se kaq. Për të bërë foto të tilla duhet shumë kurajo. Mua më vjen keq që kur nxjerr fotot e baletit nuk marr aq shumë pëlqime krahasuar me këto foto”- është shprehur Isida.

Pra, mund të themi se ajo ka të drejtë përsa i përket kulturës tonë, por gjithësesi ajo duket mjaft bukur në këtë set./Blitz.al/

Share