Blitz

 Breaking News

Ishte e bukur për aq sa zgjati! “Lufta” mes Tayna-s dhe Melindës fillon sërish

Ishte e bukur për aq sa zgjati! “Lufta” mes Tayna-s dhe Melindës fillon sërish
April 27
10:36 2019

Prej kohësh reperet shqiptare Tayna dhe Melinda, për ta thënë në mënyrë sa më të korrekte, nuk kanë pasur një marrëdhënie të mirë. Ashtu siç ja do “zakoni” reperëve dhe repereve, rezervat që kishin për njëra-tjetrën, si në aspektin personal apo dhe në mënyrën si bëjnë muzikë ato i kanë shprehur në këngë apo në freestyle-et e ndryshme që kanë postuar në rrjetet sociale. Madje, vargjet e lira të fundit të postuara nga Melinda në Instagramin e saj, ishin të mbushura me ofendime dhe piëkrisht ky fakt ka bërë që reperja të kërkojë falje.

Po në Instagram ajo shkroi se për shkak të drejtimit që ka marrë rap-i i vajzve në Shqipëri, kishte vendosur të ndryshonte sjellje dhe të mos nxiste urrejtje tek fansat. Por edhe pse fansat e repereve e vlerësuan “ngritjen e flamurit të bardhë” nga Melinda, Tayna-s dhe menaxherit të saj kjo gjë nuk i bëri dhe aq përshtypje. Të kontaktuar nga “Prive”, ata thanë se nuk kanë asnjë reagim për të bërë në lidhje me kërkimin e faljes dhe se nuk patën asgjë për të thënë.

via GIPHY

 

Dhe ja, vetëm pak ditë pas kësaj ngjarje jo të zakontë( sepse sa herë ndodh që një repere ti kërkojë falje një tjetre?), Melinda ka vendosur të ndryshojë qëndrim. Ndoshta nga fakti që është shenja e Akrepit në horoskop, ose ndoshta ngaqë priste që “paqja” mes repereve të shkonte ndryshe, artistja e “Cifteli” në foton e fundit të postuar në Instagram shkruan: “U përpoqa të isha e mirë por e morën për dobësi. Tani duhet të kthej sërish “bishën”, është e vetmja gjuhë që ata kuptojnë”.

Pra siç mund ta kuptoni, “lufta” është rihapur, qetësia që zgjati për pak kohë ishte shumë e bukur por nëse shohim anën pozitive, konkurenca do të sjellë vetëm projekte të mira muzikore dhe sigurisht, rap të fortë. /Blitz.al/

Share