Blitz

 Breaking News

Ish-sulmuesi i Brazilit, Bebeto, vesh fanellën e Partizanit. Nuk do të jetë lojtar i skuadrës, por …

Ish-sulmuesi i Brazilit, Bebeto, vesh fanellën e Partizanit. Nuk do të jetë lojtar i skuadrës, por …
August 18
20:21 2017

Ish-sulmuesi i Kombëtares së Brazilit, Bebeto, vesh fanellën e Partizanit. Nuk do të jetë lojtar i skuadrës, por kjo është arsyeja…

Presidenti i skuadrës së Partizanit, Gaz Demi, ka qenë për një vizitë në Rio De Janero. Ai ka qenë i ftuar në shtëpinë e ish-sulmuesit të Kombëtares së Brazilit, Bebetos. Madje ajo që na bën përshtypje është fakti se Bebeto ka zgjedhur të pozojë veshur me bluzën e skuadrës së Partizanit. E veç kësaj ai mban në dorë shallin e kësaj të fundit.

Faqja zyrtare e Partizanit ka publikuar në Instagram foton e presidentit Gaz Demi me Bebeton e bashkangjitur me të shkruan:

“Presidenti Gaz Demi ka qenë i ftuar personal i ish-sulmuesit të Kombëtares së Brazilit, Bebeto, në shtëpinë e këtij të fundit në Rio. Në këtë takim, Bebeto ka veshur fanellën e klubit të kuq, e cila është e firmosur nga të gjithë futbollistët”.

Mund të themi se ky është  një gjest i veçantë, sidomos për tifozët e kësaj skuadre./Blitz.al/

 

 

Share