Blitz

 Breaking News

Ish-partnerja e tij ndahet nga jeta, reperi i njohur i shkatërruar dhe i shokuar nga ngjarja

Ish-partnerja e tij ndahet nga jeta, reperi i njohur i shkatërruar dhe i shokuar nga ngjarja
November 16
12:44 2018

Modelja dhe aktorja Kim Porter u gjet e pajetë në shtëpinë e saj. Ajo u nda nga jeta në moshën 47-vjeçare. Kim po mjekohej për pneumoni pasi prej disa javësh ishte e sëmurë me grip.

Ky lajm ka shokuar botën e showbizzit, e sidomos të afërmit e aktores. I shkatërruar dhe i shokuar është edhe ish-bashkëshorti dhe babai i tre fëmijëve të saj reperi P.Diddy.

Kështu thonë burime pranë TMZ, të cilët janë afër tij dhe fëmijëve në këto momente. Diddy dhe Kim kishin mbajtur një marrëdhënie mjaft të mirë shoqërore edhe pas ndarjes.

Ata qëndruan së bashku për 13-vite dhe nga kjo marrëdhënie erdhën në jetë edhe tre fëmijët e tyre dy vajzat binjake Jessie James dhe D’Lila si dhe djali 20-vjeçar Christian.

Kanë qenë të shumtë artistët si Rihana, 50 Cent etj,  që reaguan në rrjetet sociale për këtë lajm dhe shprehin ngushëllimet e tyre.

/Blitz.al/

/Blitz.al/

 

Share