Blitz

 Breaking News

Ish-ministrja feston ditëlindjen e djalit: 4 vitet më të lumtura të jetës time!

Ish-ministrja feston ditëlindjen e djalit: 4 vitet më të lumtura të jetës time!
October 23
19:09 2018

Lindjen e përjetoi gjatë kohës që ishte në dëtyrën e Ministres së Integrimit, dhe tani katër vite më vonë, Klajda Gjosha mund të mos ndodhet në një post ministrie, por ka postin më të rëndësishëm që një grua mund të ketë, atë të të qënit nënë.

Djali i saj, Luis, mbush plot 4 vjeç sot, dhe si çdo mami as Klajda nuk ka mundur ta mbajë vetëm për vetë lumturinë në këtë ditë të veçantë.

Ish-ministrja ka ndarë me ndjekësit  në llogarinë e saj në Instagram një foto të Luisit.

Në foton e ndarë në dy etapa të jetës së vogëlushit, në njërën anë është Luisi kur ka qenë farë i vogël, vetëm disa muajsh, dhe në pjesën tjetër është fotoja e ëmbël e ditës së sotme mbushur plot me puthje me përqafime të ngrohta, si ato që jepen vetëm mes mamit dhe djalit.

“Katër vitet më të lumtura të jetës time, m’i dhurove ti shpirti im. Je kuptimi i çdo momenti që marr frymë, i çdo zgjimi në mëngjes. Uroj të rritesh i lumtur dhe i mbushur me dashuri. Uroj që pafajsia dhe çiltërsia jote të të shoqëroj gjithë jetën. Edhe 100 të bëhesh zemra ime!”-shkruan Klajda Gjosha përbri fotos./blitz.al/

Share