Blitz

 Breaking News

Ish-futbollisti i Tiranës heq dorë nga futbolli për një tjetër profesion

January 13
09:34 2017

gjek

Ish-futbollisti i Tiranës, Gjergj Muzaka, duket se ka vendosur të heqë dorë nga pasioni për futbollin duke nisur karrierën e tij në një tjetër profesion.

Pas disa problemeve për shkak të pagave në KF Tirana, duket se ish-mesfushori ka vendosur të tërhiqet nga futbolli duke iu përkushtuar profesionit të farmacistit.

Disa orë më parë, ai ka postuar një foto në llogarinë e tij në Instagram një foto në farmaci dhe bashkangjitur me të shkruan: “Futbolli nuk zgjat përgjithmonë”. Nga vetë mbishkrimi, ai duket aq i zhgënjyer nga futbolli, saqë ka vendosur t’i përkushtohet diçkaje tjetër.

Dikur Muzaka mbante fanellën bardh e blu, kurse sot ka ndërruar komplet kah duke veshur përparësen e farmacistit. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë fat, futbollistit për zgjedhjen e tij./Blitz.al/

cc

 

 

Share