Blitz

 Breaking News

Irma Libohova: “Preke hundën”, ja e prekëm po ç’të prekim tjetër? Atë këngë nuk duhet ta kisha bërë!

Irma Libohova: “Preke hundën”, ja e prekëm po ç’të prekim tjetër? Atë këngë nuk duhet ta kisha bërë!
May 19
18:29 2019

Ka shumë artistë të cilët kur kthejnë kokën pas për të parë gjithçka kanë arritur në anën profesionale , kanë rezervat e tyre për disa projekte të cilat ndoshta sipas tyre nuk duhet t’i kishin bërë.

Këngëtarët për shembull ndodh që edhe pendohen që e kanë realizuar një këngë.

Irma Libohova e ftuar këtë të shtunë në “Thumb” ka treguar se kur e mendon ndoshta nuk duhet ta kishte bërë këngën “Preke hundën”.

Në fakt kjo është një nga këngët më të njohura të Irmës por ajo nuk e pëlqen aspak.

“Besoj se s’ka këngëtarë që nuk i ka pëlqyer ndonjëherë kënga që ka kënduar ose fjalët që kanë pasur. Përshembull unë kam bërë një këngë vetë. Ashtu më erdhi në një moment të caktuar, ashtu më erdhi… Një nuse në dasmë ra, dhe unë bëra këngën “Preke hundën” për mos ta marr m’sysh. Nuk e di atë këngë s’do doja ta kisha bërë. Kur i bëj tekstet dua që teksti të jetë shterues, të mos ketë fjalë nga mbrapa. “Preke hundën, ja e prekëm po ç’a të prekim tjetër?  Nuk dua të ketë nga këto reagime. Atë këngë nuk do të doja ta kisha bërë.”,- ka treguar Irma me humor.

Edhe pse teknikisht Irma ka të drejtë në atë që thotë, sërish “Preke hundën” është nga ato këngë të Irmës që njihet më së shumti nga të gjithë brezat. /Blitz.al/

Share