Blitz

 Breaking News

Inva Mula moderatore e programit më të ri në Tv Klan. Zbuloni spektaklin që do ju shoqërojë çdo të diel

Inva Mula moderatore e programit më të ri në Tv Klan. Zbuloni spektaklin që do ju shoqërojë çdo të diel
January 11
16:19 2018

Ditët e fundit mediat kanë shkruar shumë për projektet dhe programet e reja të cilat do të nisin së shpejti në Tv Klan. Javën që lamë pas ka përfunduar spektakli “C’est la vie”, një program i cili shoqëroi publikun shqiptar cdo të diel në orën 20:05.

Por me përfundimin e tij është zbuluar se stafi i Tv Klan ka vendosur të sjellë një tjetër risi në programacion. Bëhet fjalë për konkursin e muzikës klasike, emisionin e quajtur “Virtuozët” i cili do të risjellë në ekranin shqiptar në rolin e moderatores, sopranon e njohur Inva Mula.

Tv Klan zbulon se më 11 shkurt do të nisë spektakli, pjesë e të cilit do të jenë të gjithë fëmijët dhe adoleshentët e talentuar në muzikën klasike. Ky spektakël do të zgjasë plot 10 javë e protagonist do të jenë fëmijët dhe të rinjtë e talentuar në fushën e muzikës, baletit dhe instrumentave të zhanrit klasik.

Mbrëmjen e djeshme është prezantuar edhe spoti i “Virtuozët” duke zbuluar moderatoren Inva Mula dhe prezencën e një jurie me 3 artistë të cilët do të vlerësojnë secilin nga konkurrentët. Pjesëmarrës në këtë talent show do të jenë të rinj nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia deri në moshën 18 vjeç.

Konkurrentët  do të shoqërohen nga orkestra filarmonike “Ibrahim Madhi” e Akademisë së Arteve nën drejtimin e maestrove Suzana Turku dhe Gerard Akoka.

“Virtuozët”, kjo patentë e suksesshme ndërkombëtare Prodigies nga Endemolshine vjen për herë të parë në Shqipëri./Blitz.al/

Share