Blitz

 Breaking News

Instagrami po përdoret për të shpërndarë drogë, Facebook do ndërhyjë për zgjidhjen e problemit

Instagrami po përdoret për të shpërndarë drogë, Facebook do ndërhyjë për zgjidhjen e problemit
September 28
21:14 2018

Shpërndarësit e drogës janë duke duke përdorur Instagramin për të kryer tregëtinë e tyre të paligjshme. Rrjeti social më i përdorur i momentit shihet nga shpërndarësit si një treg i lirë ku mund të reklamojnë substanca si oxycotina apo stimulues të tjerë.

Një investigim gjeti me mijëra poste në Instagram të cilat promovonin drogëra të ndryshme dhe zbuloi algoritmin që shpërndarësit përdorin. Nëse njëri nga ne do të ndjekë një nga faqet të cilat promovojnë substancat, postimet e tjera që do na dalin në feed-in e Instagram do jenë po nga shitës të tjerë drogërash. Kjo është një çeshtje shqetësuese për fansat e rrjetit social por dhe për drejtuesit e tij dhe mesa duket ata janë duke punuar për një zgjidhje.

Zëvendës presidentja e Facebook, kompania që tashmë zotëron dhe aksionet e Instagram, Carolyn Everson tha për Washington Post se kompanitë nuk janë ende aq të sofistikuara sa të dallojnë çdo postim, nëse është duke promovar drogëra të paligjshme apo subastanca si Xanax që përdoren për stresin dhe depresionin. Por gjithsesi situata e krijuar është tërësisht kundra rregullave të rrjetit social dhe inteligjenca artificiale do përdoret shumë shpejt për të bërë diferencën mes substancave të ndaluara apo ilaçeve. /Blitz.al/

Share