Blitz

 Breaking News

I publikojnë adresën e shtëpisë në revistë, revoltohet Kendall Jenner: Jeta ime është në rrezik!

I publikojnë adresën e shtëpisë në revistë, revoltohet Kendall Jenner: Jeta ime është në rrezik!
October 19
11:43 2018

Revista e njohur TMZ ka bërë një lajm për modelen e njohur Kendall Jenner  ku dhe ka publikuar adresën e saktë të shtëpisë së saj. Kjo gjë ka revoltuar Kendall, pasi ka parë një fans teksa qëndronte tek pishina në shtëpinë e saj.

Kendall është shprehur se ndihet në rrezik dhe kjo gjë nuk është aspak normale.

“Si mendoni se unë ndihem kur këta njerëz të frikshëm e dinë se ku ndodhet shtëpia ime? Sepse ju nuk publikuat vetëm fotot por edhe vendodhjen time. Nuk është aspak e sigurtë! Ku është respekti ndaj privatësisë?

Unë e kuptoj se për çfarë kam rënë dakort kur zgjodha të isha e famshme, por fakti që ju publikoni vendodhjen ekzakte se ku unë jetoj, vendos jetën time në rrezik. Shtëpia është vendi juaj i sigurtë. Por falë njerëzve të papërgjegjshëm si ju, shtëpia për mua nuk është asgjë. Nuk ndihem e sigurtë as në shtëpinë time. Duhet t’ju vijë turp nga vetja”- ka thënë modelja.

Ndërkohë që personi që u gjet në shtëpinë e saj ishte 37 vjeçari John Ford dhe ndodhet në rajonin e policisë në Los Angeles./Blitz.al/

Share