Blitz

 Breaking News

Humbi jetën gjatë operacionit në gju, vëllezërit e Blertës së “Gjeniut të vogël” i dedikojnë një këngë së motrës

Humbi jetën gjatë operacionit në gju, vëllezërit e Blertës së “Gjeniut të vogël” i dedikojnë një këngë së motrës
October 09
14:31 2018

Vetëm një vit më parë, Blerta iu nënshtrua një operacioni në gju i cili rezultoi fatal për të dhe humbi jetën. Ekspertiza mjeko-ligjore tha se shkaku i vdekjes ishte hipertermia malinje, e cila ishte shfaqur gjatë operacionit.

Ajo ishte konkurente e “Gjeniut të vogël” dhe kishte pasion të madh për muzikën. Por ajo çfarë kanë vendosur të bëjnë dy vëllezërit e saj, Ermali dhe Landi është diçka mjaft emocionuese. Ata do të sjellin një këngë të re e cila do t’i dedikohet Blertës. Ka qenë Ermali i cili ka postuar në Instagram një pjesë të dedikimit, i cili do të titullohet “Si ta pranoj”.

Kanë qenë të shumta komentet ku shkruanin se është diçka mjaft prekëse, të cilën njerëzit mezi presin ta dëgjojnë. /Blitz.al/

 

View this post on Instagram

 

Si ta pranoj… Se shpejti per 😇 tone #blertapepa @landi_pepa

A post shared by Ermal Pepa (@ermal.pepa) on

/Blitz.al/

 

Share