Blitz

 Breaking News

Humbi ish-bashkëshorten, reperi bën deklaratën e ndjerë: “ Nuk e di çfarë do të…”

Humbi ish-bashkëshorten, reperi bën deklaratën e ndjerë: “ Nuk e di çfarë do të…”
November 19
10:28 2018

Vetëm 5 ditë më parë, aktorja dhe modelja e njohur Kim Porter u gjet e pajetë në banesën e saj. Akoma nuk ka një shkak zyrtar për vdekjen e saj por thuhet se Kim po trajtohej për pneumoni pasi kishte kaluar një gjendje gripi.

Sot ajo do të përcillet për në banesën e fundit dhe ka qenë ish-bashkëshorti i saj reperi i njohur P.Diddy i cili ka bërë një dedikim mjaft prekës. Ai ka qenë i shkatërruar nga ky lajm dhe kjo lexohet edhe në vargjet e dedikuara aktores së ndjerë.

“Tre ditët e fundit jam përpjekur të zgjohem nga ky makth. Por nuk kam mundur. Nuk e di se çfarë do të bëj pa ty zemër. Më mungon kaq shumë. Sot do të bëj nderime për ty, do të përpiqem të gjej fjalët për të shpjeguar marrëdhënien tonë të pashpjegueshme. Ishim më shumë se miq të ngushtë, ishim më shumë sesa shpirtra binjakë. Ishim një gjë tjetër!”- ka shkruar reperi duke i bashkangjitur edhe nje video e cila ka prekur të gjithë ndjekësit e tij.

Çifti kishin së bashku tre fëmijë, dy vajza binjakle dhe një djalë.

 

Share