Humbet shansin për të parë Beyonce-n në Wembley. Mësoni arsyen…
Këtë fundjavë Beyonce ka performuar në Wembley, një nga stadiumet më të mëdha në Londër me plot 90,000 vende, duke u bërë artistja më e re në moshë që arrin t’i shesë të gjitha vendet në këtë stadium, jo për një, por për dy net.
Për një nënë 34-vjeçare dhe familjen e saj nuk kishte qenë e shkruar që të ishte pjesë e Wembley-t pasi ajo kishte blerë biletat për njërin nga koncertet e “The Formation World Tour”, por kur ishte në metro për në stadium, ajo ka parë se biletat kishin qenë për datën paraardhëse të koncertit. Pra, ajo kishte biletat e datës 2, ndërkohë që po shkonte në koncertin e datës 3 korrik. Ajo kishte shpenzuar në Ticketmaster rreth 8,000 lekë për një biletë nga 4 gjithsej.
Ndërkohë, nga ana tjetër shumë vende bosh janë parë në stadium teksa Queen B po performonte, duke lënë përshtypjen se termi “sold out”/i shitur nuk ishte me vend. Por, nga kërkimet e portaleve të huaja rezulton se këto vende kanë qenë bosh edhe gjatë koncerteve të ColdPlay, Ed Sheeran etj. Pra, ato vende nuk dalin në shitje pasi pamja është krejtësisht e limituar.
Listen to that #Wembley crowd sing ‘Drunk In Love’! #BeyonceWembleypic.twitter.com/UW6IJdJmTO
— Wembley Stadium (@wembleystadium) July 2, 2016
Absolute scenes here during ‘Love On Top’! #BeyonceWembley pic.twitter.com/Bn5aXiGTJG
— Wembley Stadium (@wembleystadium) July 2, 2016
@ZaynTTT Karma my ass. pic.twitter.com/HJGk5wzenv
— ️Kajol (@hokagebeyonce) July 4, 2016