Blitz

 Breaking News

Historisë së përdhunimit , i shtohet edhe shoferi i Cristiano Ronaldos! Tregon versionin e tij të ngjarjes

Historisë së përdhunimit , i shtohet edhe shoferi i Cristiano Ronaldos! Tregon versionin e tij të ngjarjes
October 08
10:16 2018

Prej disa ditësh flitet për akuzat për përdhunim Të Cristiano Ronaldos ndaj një 34 vjeçareje.

E cila veç akuzave për përdhunim pretendon se ka foto me futbollistin të cilit mund ti fendosë karrierën, gjë të cilën ai e ka mohuar kategorikisht dhe pretendon se njerëzit përdorin emrin e tij për tu bërë të famshëm.

Por tashmë, kësaj historie i është futur edhe shoferi i limuzinës që ka shoqëruar 34 vjeçarin nga hoteli në ditën ku ka ndodhur ngjarja. Sipas tij gruaja ishte entuziaste që kishte kryer marrëdhënie me futbollistin.

“Gruaja që bëri atë pretendim ishte duke qeshur e lumtur dhe e ngazëllyer pas largimit nga dhoma e tij e hotelit. Ajo tha se ai ishte i sjellshëm. Ishte aq e ngazëllyer sa madje më tregoi se si do t’i quante fëmijët e saj të ardhshëm me Ronaldon. Disa ditë më vonë dëgjova se ajo i kishte thënë policisë se Ronaldo e përdhunoi. Isha i shokuar”- ka treguar ai./Blitz.al/

Share