Blitz

 Breaking News

Histori dashurie, 9-vjeçari “rrëmben” autobusin e shkollës për të takuar të dashurën

Histori dashurie, 9-vjeçari “rrëmben” autobusin e shkollës për të takuar të dashurën
October 05
17:12 2018

Të “rrëmbesh një autobus” për dashurinë? Ky mund të jetë pjesë e një skenari të një filmi, por është bërë realitet nga ai që nuk do ta besoni. Rrëmbimi nuk erdhi as nga ndonjë i dashur i dëshpëruar as nga një krimininel i dështuar por nga një djalë 9-vjeçar.

Kjo ka ndodhur në një shkollë në krahinën e Torinos në fund të një ore mësimi. Në klasë ishin të gjithë të pranishëm përveç një vajze e cila ishte e sëmurë dhe mungoi atë ditë. Orët e mësimit dukeshin shumë të gjata për një nga shokët e saj, i cili ishte edhe i dashuruar me të. Ata duheshin dhe një ditë pa njëri-tjetrin ishte shumë për 9-vjeçarin.

Ai duhet të kthehej në shtëpi i shoqëruar nga nëna e një shoku me makinë por gruaja nuk e ka parë jashtë dhe të gjithë janë alarmuar.

Fëmija kishte dalë  dhe ka shkuar në autobusin e shkollës duke bindur shoferin që ta çonte në fshatin fqinj ku jetonte e dashura e tij. Ka qenë një tjetër prind që e ka parë 9-vjeçarin në autobus dhe i ka lajmëruar të gjithë. Prindërit e tij kanë kontaktuar, prindërit e vajzës gjithsesi fëmija ka mbërritur atje. Ai jo vetëm që nuk është ndëshkuar nga prindërit e tij, të cilët nuk i kanë kyrsyer një leksion të vogël por është lënë të kalonte një pasdite me shoqen e tij. /Blitz.al/

 

Share