Blitz

 Breaking News

Hera e vogël feston ditëlindjen, mami Rezarta ka një premtim për të…

Hera e vogël feston ditëlindjen, mami Rezarta ka një premtim për të…
October 23
13:23 2018

Sot është një ditë shumë e veçantë për familjen Hoxha, pasi vogëlushja e tyre Hera feston 5-vjetorin e lindjes. Mami Rezarta ka bërë një dedikim mjaft të bukur nëpërmjet një postimi në Instastory-n e saj.

Ajo ka bërë një kolazh fotosh të Herës teksa ka qenë foshnjë dhe përbri saj shkruan:

“Hera Hoxha, nuk do të doja asgjë më shumë në 5-vjetorin tënd të lindjes… Faleminderit princeshë e vockël që zgjodhe të jemi prindërit e tu, do mundohemi me të gjitha forcat tona të të bëjmë më të lumturën në botë dhe të të mos zhgënjejmë asnjëherë! Të duam në infinit, Mami dhe Babi…”

E pra, me premtimet që i ka bërë Rezarta, Hera duhet të ndihet me fat për prindërit e saj. /Blitz.al/

Share