Blitz

 Breaking News

Harron të publikoje këngën e re, arsyeja e Butës na bëri për të qeshur

Harron të publikoje këngën e re, arsyeja e Butës na bëri për të qeshur
November 26
14:03 2018

Buta është një nga reperët i cili njihet për tipin e tij pa komplekse por edhe për këngët të cilat janë mjaft të veçanta. Ata kanë arritur të kthehen në hite dhe kolonë zanore në shumë klube por jo vetëm.

Ndërkohë që reperi kishte njoftuar se do të publikonte këngën e re dje ai i ka habitur të gjithe me postimin e tij. Buta shkruan se për shkak se ishte shumë përgjumshëm kishte harruar të publikonte këngën e re. Ai i ka njoftuar fansat e tij se projekti do të jetë sot në you tube.

“Jam shumë përgjumshëm dhe kam harruar ta ngarkoja videon. Nesër në orën 20:00”.

Reperi ka zgjedhur një titull mjaft të çuditshëm për këtë këngë: “Ok OK” titullohet projekti i ri nga Buta të cilin do të kemi mundësi ta ndjekim sonte në orën 20:00.

/Blitz.al/

 

 

Share