Blitz

 Breaking News

Halsey feston ditëlindjen, i dashuri i saj i bën urimin më të veçantë në Instagram

Halsey feston ditëlindjen, i dashuri i saj i bën urimin më të veçantë në Instagram
October 02
09:02 2018

G-eazy dhe Halsey janë një ndër çiftet më të ndjekur të Hollivudit. Që nga kënga “Him & I” vëmendja ka qenë tek ndarjet dhe ribashkimet e tyre.

Dje ishte ditëlindja e Halsey dhe urimi që i dashuri i saj i ka bërë, është një tjetër provë e madhe e dashurisë së tyre.

“Gëzuar ditëlindjen për ty. Të dua shumë shumë dhe përgjithmonë do të të dua. Vetë unë, së bashku me miliona e miliona njerëz të tjerë të vlerësojnë më shumë sesa ti mund ta kuptosh. Je ylli që ndriçon më shumë në qiell. Shumë mirënjohës të udhëtoj gjatë jetës me ty, shumë i lumtur të të quaj ty “mbretëresha ime”. Gëzuar ditëlindjen baby!”- ka shkruar ai në fotot e publikuara në Instagram.

Ndërkohë ne presim një tjetër bashkëpunim hit nga ana e tyre. /Blitz.al/

Share