Blitz

 Breaking News

Halloween-i i personazheve të njohur, ja maskimet më të veçanta për 2018

Halloween-i i personazheve të njohur, ja maskimet më të veçanta për 2018
October 30
21:06 2018

Duhet ta pranojmë, të gjithë i kushtojmë kohë dhe energji festës së fundtetorit.

Por kur je personazh njohur nga miliona njerëz, Halloween bëhet më impenjativ dhe kthehet shpesh në një “shfaqje spektakli”.

Këtë vit, të famshmit kanë zgjedhur të maskohen si superheronj, qënie të mbinatyrshme dhe krijesa të tjera të çuditshme.

Më poshtë, iu listojmë disa nga veshjet më të veçanta për 2018:

 

Rita Ora

Rita u vesh si  një rocker-i Post Malone, duke i imituar tatu-të dhe gjithëçka tjetër.

Këngëtarja, madje u ngjit në skenë për të performuar një version karaoke të hitit të “rockstarit” të njohur.

Shikoni foton dhe gjeni ndryshimin:

 

Harry Styles

Harry u ktheu në vitin 1975, duke u maskuar si këngëtari Elton John.

Harry e veshi kostumin të premtën, me datë 26, që përkonte respektivisht  me datën e performancës së Elton John në 1975.

Dhe padiskutim, Elton ishte i lumtur për zgjdhjen e kostumit.

Perrie Edwards

Zakonisht, duket e ëmbël dhe e mirë, por  këngëtarja e “Little Mix”, Perrie Edwards, na tregoi të gjithëve një anë të errët duke u veshur si Ursula e filmin vizatimor të Disneyt , “Sirena e Vogël”.

 

Kandall Jenner

Ylli i “Keeping up with the Kardashians” dhe modelja Kandall Jenner shkoi në festën Halloween-it e veshur si Fambot, personazhi nga film i Austin Powers, i vitit 1999.

Ajo ishte vetëm 4 vjeç kur u xhirua filmi.

 

George Clooony

Ai është një pilot në Hollywood, kështu që bën sens që George Clooney të vishej si një pilot.

Por duhet të ketë qenë një moment i sikletshëm kur është ndeshur me Diddy-n i cili kishte zgjedhur gjithashtu të njëjtin maskim.

 

Halsey

Këngëtarja 24-vjeçare u vesh dhe performoi si “Poison Ivy” për festën e saj të Halloween-it.

 

John Legend

Momenti më i bukur “babë e bijë”  shkon  për John Legend dhe të bijën e tij 2-vjeçare, Lunën.

Ja ku janë ata të veshur si Princi dhe Princesha.

 

Heidi Klum

Dhe mund ta keni kuptuar se mbretëresha e kostumeve të Halloween-it, është duke na munguar.

Modelja akoma nuk ka postuar veshje e këtij viti , por muajin e kaluar ajo na njoftoi se po bëhej gati për një tjetër veshje speciale.

Në rast se nuk e dini, Heidi ka surprizuar gjithmonë më zgjedhjet e saj të kostumeve sikurse ishte ajo e disa viteve më parë, kur ajo u vesh si Jessica Rabbit.

Ose si një grua e moshuar, duke lënë me gojëhapur të gjithë.

Në fakt, nëse po kërkoni të frymëzoheni  për festën e fundtetorit, Instagrami i Haidit është vëndi i duhur për të parë.

/blitz.al/

Share