Blitz

 Breaking News

Habit këngëtarja shqiptare: “Për dashurinë e lë direkt karrierën”

December 02
19:24 2017

Këtë javë e ftuar në emisionin “Thumb” ka qenë këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Flaka Krelani. Bukuroshja e shoëbizi-it ka treguar të rejat e fundit nga jeta e saj personale e profesionale. Përgjithësisht Flaka është përfolur më së shumti për projekte muzikore se sa për historitë e saj të dashurisë. Pikërisht dashuria dhe një person që do e mbushte shpirtërisht do të ishin arsyeja e vetme përse Flaka mund edhe të hiqte dorë nga muzika.

“Unë jam shumë njeri i ndjeshëm. Shumë familjare, i dua shumë fëmijët. Ndoshta mund të lija dhe karrierën për një dashuri të madhe të vërtetë dhe për një familje shumë të madhe.”,- është shprehur këngëtarja në “Thumb” duke treguar se familja për të është mbi gjithçka, madje edhe mbi muzikën. /Blitz.al/

Share