Blitz

 Breaking News

Gruaja e Dr.Florit rrëfen historinë e djali të saj, në muajin e ndërgjegjësimit për Sindromën Down

Gruaja e Dr.Florit rrëfen historinë e djali të saj, në muajin e ndërgjegjësimit për Sindromën Down
October 02
18:56 2018

Për të gjithë ata që nuk e dinë tetori është muaji që i përkushtohet fushatës së ndërgjegjësimit për Sindromën Down. Shumë njerëz ndajnë mesazhe sensibilizuese apo dhe historitë e tyre që i lidhin me këtë sindormë e njëra nga ato është dhe bashkëshortja e të ndjerit Dr.Flori. Me anë të një postimi në Instagram ajo ka ndarë me ndjekësit e saj disa rrjeshta që në fakt vijnë nga një dedikim i vjetër që ajo i ka bërë djalit Daniel ,ku rrëfen pjesë të jetës së tij.

Blerina shkruan “Une quhem Daniel Kondi dhe jam vetem 15 muajsh. Babi im mori vesh gjithçka 3 dite perpara se une te nisja rrugetimin tim ne barkun e mamit, madje edhe emrin tim Daniel qe me pelqen kaq shume. Rrugetimi im ishte shume i bukur, siç eshte i te gjitha bebeve! Mami im me shihte shpesh kur une isha tek barku i saj permes ekos…Kisha vetem 4 muaj qe isha krijuar kur mjeku i tha mamit dhe babit se kocka e hundes time nuk dallohej mire dhe une mund te kisha nje kromozom me shume se femijet e tjere…I degjoja tek diskutonin me njeri-tjetrin madje shpesh here edhe qanin…por ata ishin mami e babi im ndaj vendosen qe une te vazhdoja te isha bebja e tyre dhe panvaresisht çdo gjeje do me donin shume.
Diten qe erdha ne jete nuk do ta harroj kurre qe babi me mori ne krahe dhe tha: “Daniel, babi te do shume shume, ti je shume i çmuar per mua!” A nuk kam te drejte te mburrem me babin tim? A nuk kam te drejte te them se ai eshte heroi im? Ai sot nuk jeton me por ja ku jam une qe jetoj per te! Kromozomi im nuk e zvogeloi dashurine e tij per mua, perkundrazi e shtoi edhe ne shume.
Keshtu une erdha ne jete dhe njoha motren time Kaltrinen dhe tani mund te luaj me lodrat e mia, te perplas duart sa here qe me thone “Braaavooo Daniel!”, te kercej kur degjoj kenget e mia te preferuara dhe me kryesorja te degjoj fjalet e bukura te mamit tim e cila me thote shpesh qe jam nje bekim i madh, dhurata me e bukur qe Zoti i dhuroi!”

Ky është vetëm një nga postimet që Blerina bën herë pas herë në Instagramin e saj ku ndan momente të veçanta të Danielit por edhe të motrës së tij Kaltrina.

 

View this post on Instagram

 

HAPPY DOWN SYNDROME AWARENESS MONTH! #throwback ❤️ Une quhem Daniel Kondi dhe jam vetem 15 muajsh. Babi im mori vesh gjithçka 3 dite perpara se une te nisja rrugetimin tim ne barkun e mamit, madje edhe emrin tim Daniel qe me pelqen kaq shume. Rrugetimi im ishte shume i bukur, siç eshte i te gjitha bebeve! Mami im me shihte shpesh kur une isha tek barku i saj permes ekos…Kisha vetem 4 muaj qe isha krijuar kur mjeku i tha mamit dhe babit se kocka e hundes time nuk dallohej mire dhe une mund te kisha nje kromozom me shume se femijet e tjere…I degjoja tek diskutonin me njeri-tjetrin madje shpesh here edhe qanin…por ata ishin mami e babi im ndaj vendosen qe une te vazhdoja te isha bebja e tyre dhe panvaresisht çdo gjeje do me donin shume. Diten qe erdha ne jete nuk do ta harroj kurre qe babi me mori ne krahe dhe tha: “Daniel, babi te do shume shume, ti je shume i çmuar per mua!” A nuk kam te drejte te mburrem me babin tim? A nuk kam te drejte te them se ai eshte heroi im? Ai sot nuk jeton me por ja ku jam une qe jetoj per te! Kromozomi im nuk e zvogeloi dashurine e tij per mua, perkundrazi e shtoi edhe ne shume. Keshtu une erdha ne jete dhe njoha motren time Kaltrinen dhe tani mund te luaj me lodrat e mia, te perplas duart sa here qe me thone “Braaavooo Daniel!”, te kercej kur degjoj kenget e mia te preferuara dhe me kryesorja te degjoj fjalet e bukura te mamit tim e cila me thote shpesh qe jam nje bekim i madh, dhurata me e bukur qe Zoti i dhuroi! #memories

A post shared by Blerina (@blerina.2.3) on

/Blitz.al/

Share