Green Day rikthehet me “Bang Bang”!
Rreth 4 vite pas trilogjisë famshme “Uno, Dos, Tres”, aq shumë e kritikuar, grupi i rock-ut, Green Day, kthehet në skenë.
Këtë gjë do ta bëjë duke lançuar këngën e re me titull “Bang Bang”.
“Misioni im për vitin 2016? Të shkatërroj përfundimisht fjalën pop-punk”, – kishte deklaruar muaj më parë vokalisti Billie Joe Armstrong, i cili kështu paralajmëronte edhe një rikthim të tyre në skenë.
Kënga e re do të risjellë notat agresive të cilat i dhanë famë grupit në vitet ’90.
“Bang Bang” do të paraprijë albumin që do të dalë më 7 tetor, i cili do të titullohet “Revolution Radio”, kopertina e të cilit është publikuar më parë në rrjetet sociale nga vetë anëtarët e grupit.
Albumi do të trajtojë situatën kaotike aktuale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mes tensionit racist ende të pazbutur dhe kulturës së armëve apo të narcizmit të mediave sociale. /Blitz.al/