Blitz

 Breaking News

Granit Xhaka bën dedikimin e veçantë për nënën e tij: “A mjafton fjala urime që ta shprehi atë që …”

Granit Xhaka bën dedikimin e veçantë për nënën e tij: “A mjafton fjala urime që ta shprehi atë që …”
November 14
16:47 2018

Granit Xhaka është një ndër futbollistët me të preferuar me origjinë shqiptare. Mesfushori i Arsenalit është mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe sot ka bërë një postim i cili ka emocionuar ndjekësit e tij. Nëna e futbollistit feston ditëlindjen dhe ai ke vendosur të hap arkivat duke publikuar një foto kur ishte i vogël dhe në krah e mbante pikërisht nëna e tij.

Graniti zgjodhi një poezi me fjalë emocionuese për nënë e tij ku thuhet:

A mjafton fjala urime që ta shprehi atë që kam në zemër.
Nuk ekziston fjalë në botë që e ndërroj veç me një emër.
Nuk ka dashni në botë që ma e madhe mund të jetë.
Nëse ty nuk të kam kjo botë çfarë vlere mund të ketë.
Për dhimbjen ma të vogël emrin tënd e thirri.
Por edhe ty të jap lajme kur jam më se miri.
Të flas për ty s’më mjaftojnë letrat e kësaj bote.
Se dashuri pa hile është veç dashuria jote.
Me një fjalë në fund po e mbylli këtë poezi.
Urime NANË ditëlindjen e lum unë që të kam ty.

/Blitz.al/

Share