Blitz

 Breaking News

Grace feston ditëlindjen, Aurela Gaçe: “Hapja sytë të shikoja se më dukej e pabesueshme që ti ishe aty”

Grace feston ditëlindjen, Aurela Gaçe: “Hapja sytë të shikoja se më dukej e pabesueshme që ti ishe aty”
November 12
14:17 2018

Aurela Gaçe  është gjithmonë shumë afër fansave të saj me anë të rrjeteve sociale. Ajo ndan me të gjithë ne momente nga koncertet por edhe nga jeta e saj private dhe siç na emocionon me performancat fantastike sot këngëtarja na ka emocionuar me një dedikim për vajzën e saj të madhe Grace.

Ajo feston  7-vjetorin e lindjes dhe Aurela nuk i ka kursyer fjalët e bukura që nga momenti kur ajo lindi, emocionet që përjetoi duke përfunduar me urimet që zemra e një nëne ka për fëmijën e saj. Aurela dhe Skerdi janë prindërit e dy vajzave bukuroshe, Grace dhe Abigail.

Postimi i plotë i këngëtares:

Si sot, 7 vjet më parë të mbajta ne duar për herë te parë, degjova te qarën tënde si melodinë më të bukur qe veshët ndonjeherë kishin degjuar….pak ore mbas lindjes tënde ,në shtrat e lodhur me zinte paksa gjumi dhe me vërtik hapja syte te shikoja se më dukej e pabesueshme që ti ishe aty vertetë . Nuk mund ta pershkruaj saktë ndjesinë, por di qe jeta ime mori tjetër kuptim qysh kur mësova se ti po rriteshe brenda meje.
Uroj që të jem pranë teje ashtu siç fëmija meriton të ketë prindin pranë, në të mirë e në të keq…uroj shumë që të jem aty për të gjitha ditëlindjet e tua , të të shoh të rritesh e të më kesh krahun tënd, kraharorin ku do gjesh gjithçka .
Edhe sot kur të mbështes në kraharor, kam të njëjtën ndjesi që pata kur të mora në duar per herë te parë . Mami, babi e motra jote e vogel, gjyshet e gjyshi e gjithë familja të duam shumë.
U rritsh e u befsh c’të deshiron vetem zemra jote. 🎂
GRACE , HIRI I PERËNDISE. EMRI YT KA KUPTIMIN MË TË BUKUR, SEPSE JE DHURATA MË E BUKUR

 

 

View this post on Instagram

 

Si sot, 7 vjet me pare të mbajta ne duar per here te parë, degjova te qarën tende si melodine më të bukur qe veshët ndonjeherë kishin degjuar….pak ore mbas lindjes tende ,ne shtrat e lodhur me zinte paksa gjumi dhe me vërtik hapja syte te shikoja se me dukej e pabesueshme qe ti ishe aty vertetë . Nuk mund ta pershkruaj sakte ndjesine, por di qe jeta ime mori tjeter kuptim qysh kur mesova se ti po rriteshe brenda meje. Uroj qe te jem prane teje ashtu sic femija meriton te kete prindin prane, ne te mire e ne te keq…uroj shume qe te jem aty per te gjitha ditelindjet e tua , te te shoh te rritesh e te me kesh krahun tend, kraharorin ku do gjesh gjithçka . Edhe sot kur te mbeshtes ne kraharor, kam te njejten ndjesi qe pata kur te mora ne duar per herë te parë . Mami, babi e motra jote e vogel, gjyshet e gjyshi e gjithe familja te duam shume. U rritsh e u befsh c’te deshiron vetem zemra jote. 🎂 GRACE , HIRI I PERËNDISE. EMRI YT KA KUPTIMIN ME TE BUKUR, SEPSE JE DHURATA ME E BUKUR

A post shared by Faleminderit Zot (@aurelagaceofficial) on

 

 

 

 

Share