Blitz

 Breaking News

Godet Ronela Hajati: “Më mbani mirë sa më keni këtu se…!”

Godet Ronela Hajati: “Më mbani mirë sa më keni këtu se…!”
July 28
12:12 2017

Çfarë po kurdis vallë Ronela Hajati? Vetëm pak kohë më parë ajo ka publikuar bashkëpunimin me Adrian Gaxhën me titull “Ka je” dhe ka lajmëruar, nëpërmjet rrjeteve sociale, se është duke u përgatitur për një tjetër klip.

Por ajo ka bërë një deklaratë paksa të çuditshme në InstaStory. Në postimin që ka bërë ditën e djeshme ajo shkruan:

“Më mbani mirë sa më keni këtu se pastaj do bëhem edhe unë internacionale e famshme dhe do më kërkoni”.

Këtë ajo e ka shoqëruar me të qeshura, por nuk i dihet nëse ky është një lajmërim apo Ronela po u bën “diss” kolegëve që kanë firmosur kontrata ndërkombëtare.

Shpesh tema e kontratave ndërkombëtare të këngëtarëve shqiptarë ka ngjallur debat, në shpallen si të tilla se janë të vërteta apo thjesht për publicitet e për të rritur çmimet e tregut në vend. /Blitz.al/

Share