Blitz

 Breaking News

Gjysmë e zhveshur në kopertinë , Jennifer Lopez: “Jam kujdesur për veten dhe tani kjo duket”

Gjysmë e zhveshur në kopertinë , Jennifer Lopez: “Jam kujdesur për veten dhe tani kjo duket”
October 31
20:41 2018

Kanë kaluar 18 vite qëkur Jennifer Lopez na la të gjithëve me gojë hapur me fustanin e saj të famshëm Versace në tapetin e kuq të Grammys. E në numrin e ri të revistës InStyle, ajo tregon shumë e më shumë se aq. Me një fustan jeshil me temina dhe shumë të hapur të Valentino Haute Couture, ajo shkëlqen dhe na tregon se për të koha ka ndaluar.
Por si ka mundësi që trupi i saj ka ruajtur format njësoj si shumë vite më parë? Jennifer tregon se e ka arritur falë tre gjërave: jo kafeinë, jo alkool dhe shumë gjumë.
“ Jam kujdesur për veten dhe tani kjo duket.”- ka thënë ajo.
Ndryshe nga personat e tjerë që po i afrohen të 50-ave, ajo tregon se nuk ka vënë re asnjë problem me memorien apo pakësim energjie, por pranon se ka pak vështirësi kur lexon në telefon, ka pak dhimbje mesi dhe muskujt e saj lodhen kur kërcen shumë.
Ndërkohë ajo tregoi dhe mendimin e saj ndryshe nga të tjerët për rrjetet sociale:
“Ka qenë më keq atëherë. Ishte çmenduri. Tani të paktën nëpërmjet rrjeteve sociale mund t’ju tregoj pak se kush jam. Ndërsa atëherë, ju besonit çdo gjë që lexonit në kopertina të revistave. Shumicën e kohës nuk ishin të vërteta, ose një pjesë e vogël e vërtetës.”
/Blitz.al/

Share