Blitz

 Breaking News

Gjykata shpall fajtor Martin Shkrelin. 20 vite burg për shqiptarin “më të urryer”

Gjykata shpall fajtor Martin Shkrelin. 20 vite burg për shqiptarin “më të urryer”
August 05
13:26 2017

 

Ndoshta Martin Shkreli zgjodhi mënyrën e gabuar për të bërë para…

Ai tërhoqi vëmendjen e të gjithëve kur vitin që lamë pas rriti çmimin e medikamentit që shpëton jetë njerëzish me plot 5000% duke fituar pseudonimin “shqiptari më i urryer në planet”.

Rritja e çmimit dhe kërkesa e lartë që kishte për ilaçin bëri që Shkreli të dilte mirë në Wall Street dhe të fitonte shuma të paimagjinueshme parash. Ama, kjo ra në sy të autoriteteve, të cilat e akuzuan Martinin për evazion fiskal. Pas një periudhe të gjatë, gjykatësit kanë marrë vendimin.

Siç shkruan edhe “New York Times, Shkreli është shpallur fajtor për 3 akuza evazioni fiskal dhe për 2 dënohet me 20 vite secila dhe 5 vite për të tretin.

Ama, kjo nuk i ka bërë fare përshtypje shqiptarit, pasi menjëherë pas vendimit ka shkuar në apartamentin e tij, ka hapur një “livestream” në Facebook dhe ka bërë biseda me ndjekësit.

Eh, sikur ta merrnin të gjithë kaq lehtë! /Blitz.al/

Share