Blitz

 Breaking News

Gjithçka është gati: Cana sapo na tregoi datën e publikimit të filmit “Lorik”

Gjithçka është gati: Cana sapo na tregoi datën e publikimit të filmit “Lorik”
November 23
09:36 2018

Ai do të mbetët gjithmonë në histori si kapiteni i preferuar i kombëtares shqiptare të futbollit. Lorik Cana përveç talentit në fushë arrriti të fitonte zemrat e shqiptarëve edhe me natyrën e tij mjaft të dashur.

Disa kohë më parë ish-kapiteni tregoi se do të publikohej një film-dokumentar ku do të flitej për jetën e tij karrierën e shume gjëra të tjera. Tashmë duket se çdo gjë është gati dhe Cana në profilin e tij në Instagram na ka treguar se në datën 5 dhjetor ai do të publikohet ndërkohë  ka zbuluar edhe foto-coverin e këti filmi.

“Ky është posteri zyrtar i filmit “Lorik” një film i realizuar me shumë dashuri mbi rrugëtimin tim nga miku im Andi Decka që më bindi para 2 vitesh rreth këtij projekti… Nuk ka qenë e lehtë por besoj ja ke dal Ando me gjithë partnerët qe të kanë mbështetur . 5 dhjetor” – shkruan Cana në postimin e tij. /Blitz.al/

Share