Blitz

 Breaking News

Gjesti human i këngëtares shqiptare: shkon në Itali për të surprizuar vogëlushin e sëmurë!

Gjesti human i këngëtares shqiptare: shkon në Itali për të surprizuar vogëlushin e sëmurë!
September 26
08:52 2018

Vogëlushi 6 vjeçar Aldo Skeja ndodhet i shtruar në spitalin e Genovas/ Itali pasi ka lindur me një vrimë në shtyllën kurrizore dhe nuk ka folur as nuk ka ecur ndonjëherë. Nga dhoma e spitalit Aldo dëgjon muzikën shqiptare dhe është fans i këngëtares Arinda Gjoni.

Madje ëndrra e tij, ka qenë takimi me të. Ditën e djeshme, Arinda ka treguar tek “Rudina” se i ka bërë realitet ëndrrën vogëlushit të sëmurë. Sapo e ka marrë vesh ajo është nisur drejt Italisë për ta takuar atë dhe është shprehur shumë e emocionuar.

“Kur pash videon e tij m’u këput shpirti. Nuk e mendova dy herë dhe u nisa për ta takuar. Kur arrita aty babi i tij filloi të qante nuk e besonte që isha aty. Kishim dyshime nëse do të më njihte djali, por ai më njohu dhe filloi të llastohej, më ka përqafuar fort. Është një rast shumë i dhimbshëm. Ai tashmë ka bërë operacionin dhe mjekët i kanë dhënë shpresë”.- ka thënë ajo.

Gjithashtu pak ditë më parë Arinda ka publikuar një foto me Aldon në Instagram dhe përbri saj shkruan:

“Aldo .. Ëngjëll i vogël ! Më në fund u takuam bashkë ! Aldo as nuk ka folur as nuk ka ecur asnjëherë … Por buzqeshja e tij të mbush me jetë ! Pavarisisht kësaj Aldo është shumë inteligjent.. Kupton gjithçka ! Operacioni ka dalë me sukses dhe jemi drejt përmirësimit ! Ne u kënaqëm shumë bashkë ! Babi Hamdi Skeja ti ke djalin më të mirë në Botë ! Zoti ju ruajt !”

Gjesti i Arindës ka prekur zemrat e të gjithëve ne…/Blitz.al/

Share