Blitz

 Breaking News

Gigi Hadid tregon vështirësitë pas humbjes në peshë: “Njerëzit filluan të më sulmonin…”

Gigi Hadid tregon vështirësitë pas humbjes në peshë: “Njerëzit filluan të më sulmonin…”
October 19
08:20 2018

Modelja 23 vjeçare ka folur hapur rreth temës  së rënies në peshë në Konferencën  “Forces of Fashion” të ‘Vogue”, në një panel edhe me të ftuar  të tjerë si Kendall Jenner, Ashley Graham dhe Paloma Elsesser.

“E dashuroja trupin tim kur kisha forma”-, u shpreh Gigi . -“Më pas kur humba peshë, njerëzit filluan të më sulmonin. Po, e di që jam e dobët. E shikoj veten në pasqyrë. Po përpiqem të ha hamburger, dhe të bëj palestër. Dua edhe unë të pasme si gjithë të tjerët. Do t’i bëj, i bëra. Faleminderit!”

Hadid foli për herë të parë për ndryshimet në fizik, në intervistën e saj në Harper’s Bazar në Maj, ku tha se arsyeja e humbjes së peshës së saj është “Hashimoto”, një sëmundje autoimune.

“Shumë prej komenteve të njerëzve nuk bëjnë sens. Por sërish të lëndojnë. Në ditët e sotme njerëzit e thonë kollaj që “ E pëlqeja trupin e Gigit dikur, ndërsa tani ajo është dorëzuar .

Nësë do zgjidhja, do të doja të pasmet  e mia të dikurshme dhe gjoksin që kisha vite më parë. Por, nuk mund të shikojmë pas me pendesa. E dashuroja trupin tim atëherë, dhe e dua trupin tim tani. Kushdo që po e lexon këtë, dua t’i them që 3 vite më vonë do shikosh një foto nga periudha e tanishme dhe do thuash me vete: oh, unë paskam qenë në super formë. Pse ndihesha keq me veten vetëm sepse më thonin të tjerët?!”

Gigi foli gjithashtu edhe për lëvizjen “Me Too”, se si ka ndikuar kjo lëvizje në industrinë e modës dhe ndau mendimet e saj për fotot nudo në setet fotografike. /Blitz.al/

 

Share