Blitz

 Breaking News

George Cloony na surprizoi të gjithëve me prezantimin e tij: “Përshëndetje, unë jam George, bashkëshorti i Amal Cloony!

George Cloony na surprizoi të gjithëve me prezantimin e tij: “Përshëndetje, unë jam George, bashkëshorti i Amal Cloony!
October 14
11:52 2018

I ftuar në eventin “Power of Woman” të Variety, George Cloony na bëri edhe një herë tjetër të gjithëve xhelozë për marrëdhënien e tij me bashkëshorten, Amal.

I ftuar për të prezantuar aktivisten Emma Gonzales, aktori me t’u ngjitur në podium, u prezantua me fjalët: ”Përshëndetje, unë jam George, bashkëshorti i Amal Cloony”.

Pas duartrokitjeve dhe të qeshurave nga salla, vazhdoi: “Epo, e di se c’kërkon kjo sallë”, duke nënkuptuar që e dinte që një prezantim i tillë, aq më tëpër në një event ku flitet për fuqinë e grave, do kishte të tilla reagime.

Vetë Amal nuk ishte prezente ne event, sepse sipas “Entertainment Toonight” ajo ndodhej në Philadelphia për të mbajtur një fjalim të rëndësishëm.

Megjithatë, duhet të ndihet shumë e lumtur që bashkëshorti e ka në mëndje edhe kur nuk janë bashkë.

Aq më tepër që Cloony, aktor me përmasa të jashtzakonshme, prezantoi veten përmes emrit të saj, duke e shëndërruar kështu në kryefjalën e eventit.
Eh, pacim fatin e Amal Cloony!

/blitz.al/

Share