Gazetarja e njohur shqiptare emocionohet teksa flet për De Biasin: “Dëshiroja të qëndronte më gjatë”
July 16
15:21
2017
Një ndër të intervistuarit e kësaj jave në emisionin “Thumb” me Aulonën dhe Fatmën ka qenë edhe gazetarja sportive Enkeleida Zeko.
Një pyetjeje paksa thumbuese gazetarja i është përgjigjur me shumë sinqeritet.
I the mirupafshim De Biasit para se të të ikte? – ka qenë pyetja e gazetarit.
“E takova me shumë keqardhje. Mendoja se do zgjaste edhe pak aventura e tij në Shqipëri ose më saktë dëshiroja që të zgjaste. Shpresojmë që një ditë ne si komb të arrijmë t’i kuptojmë vlerat e dikujt dhe të mos e përcjellim thjesht me një mbrëmje”,- ka thënë Enkeleida.
Por ky duket më tepër edhe si një thumb i Enkeleidës për personat që organizuan mbrëmjen e largimit të De Biasit dhe thjesht e lanë me aq./Blitz.al/