Blitz

 Breaking News

Gazetaria sportive, flet Enkelejda Zeko: ”Modelin velinë e kanë përshtatur mirë, ndërsa gazetarinë…”

Gazetaria sportive, flet Enkelejda Zeko: ”Modelin velinë e kanë përshtatur mirë, ndërsa gazetarinë…”
October 11
18:31 2018

Enkeleida Zeko është një nga gazetaret sportive më të njohura në vendin tonë e cila ka një eksperiencë të gjatë në këtë fushë. Ajo në një intervistë për “Shqipëria.ch” ka folur për karrierën, tabutë që ka patur një gazetare sportive por edhe për mënyrën si e ka përshtaur Shqipëria modelin për gazetarët femra në futboll.

Ajo është shprehur se ata kanë arritur mirë të përshtasin modelin velinë ndërsa për gazetarinë është një tjetër histori. Enkelejda thotë që duhet më tepër profesionalizëm dhe duhet ndarë koncepti prezantuese nga gazetare.

“Modelin velinë e kanë përshtatur shumë mirë, ndërsa për gazetarinë është tjetër histori. Duhet më shumë profesionalizëm dhe duhet ndarë koncepti prezantuese nga gazetare. Është ky term që shpesh ju ngatërron edhe ju kur pyesni.”

Por a mjafton dekolteja e hapur për të bërë gazetari, Enkeleida ka dhënë këtë përgjigje:

“Është ajo qe thashë edhe pak me lart. Jane dy gjëra të ndryshme, shpesh ne Shqipëri dekolteja ka koncept abuzues, sepse në shumë raste shfrytëzohet për të tillë qëllim. Është nocion krejtësisht tjetër nëse një gazetare cilësore do ta perdorte dekolten si “asin nën mëngë”. Por këtu ndodh rëndomtë që dekolteja të jetë cilësia dhe permbajtja. Kjo nuk më pëlqen.”

Për tu ndalur edhe në pjesën personale të gazetares sportive ajo ka treguar se babi është modeli i saj dhe e ka mësuar gjithçka. Gjithashtu ka treguar se është kritiku më i madh dhe vlerësuesi i saj më objektiv. /Blitz.al/

Share