Blitz

 Breaking News

Gazetares shqiptare i urojnë në foto martesën, por në fakt ai nuk është i dashuri

Gazetares shqiptare i urojnë në foto martesën, por në fakt ai nuk është i dashuri
November 06
18:03 2018

Jo rrallë herë fotot  në Instagram keqkuptohen dhe çojnë në spekulime të gabuara. Kjo ka ndodhur dhe me gazetaren e njohur, Fjodora Fjora. Ajo ka shpërndarë një foto me një mashkull dhe menjëherë komentuesit kanë shpërthyer në urime:

“Gjithë ky çift, futini ndonjë të martuar me ndonjë beb ça prisni”

“ Dashuri të përjetshme ju uroj e nderuar”

“Çift ideal”

Por kjo ka qenë një ngatërresë e paqëllimshme, sepse askush nuk e dinte se ai në fakt ishte vëllai i Fjodorës. Ajo më pas e ka sqaruar situatën duke shkruan poshtë fotos “ Dashuri, vëllai im”. Gjithashtu, ajo i ka dedikuar kësaj situate dhe një InstaStory:

“Ndjesë për keqkuptimin. Për të gjthë ata që më urojnë dashuri të përjetshme dhe martesë… Ky është vëllai im, dhe s’ka dashuri më të madhe se kjo!”- ka shkruar ajo mbi foton me të vëllanë.

Ajo ka shpërndarë dhe fotografi të tjera, pasi momentalisht gjendet me pushimë në Pragë.

/Blitz.al/

View this post on Instagram

Luv❤️ My brother!

A post shared by Fjodora Fjora (@fjodoraf) on

Share