Blitz

 Breaking News

Gazeta e njohur zviceriane uron në shqip Pavarësinë e Shqiperisë

Gazeta e njohur zviceriane uron në shqip Pavarësinë e Shqiperisë
November 28
17:04 2018

Sot urime të ndryshme kanë ardhur nga çdo vend i botës ku ka shqiptarë. Nga artistë, politikanë, njerëz me ndikim e jo vetëm.

Ajo që i është bashkuar këtyre urimeve dhe që ka gëzuar shumë shqiptarët që jetojnë atje ka qenë edhe gazeta e njohur zviceriane Blick. Ajo nëpërmjet një postimi në Facebook ka shpërndarë një foto të një djali i cili mban të veshur një bluzë ku shkruhet: I love Albania.

Fotos i ka bashkangjitur edhe një shkrim në shqip ku thuhet: “Gëzuar ditën e flamurit”

Të shumtë kanë qenë shqiptarët që kanë komentuar të cilët e kanë falenderuar faqen për këtë postim por edhe kanë komentuar foto të ndryshme me flamuj kuq e zi.

/Blitz.al/

Share